Për ne
Grand Store Rrëfimi ynë i Suksesit
Adresa:

M2, Prishtine, 10000 Prishtine - Kosovo

Orari:
Cdo Ditë, nga 10:00 PD deri 10:00 MD
Kontakti:
+381 38 602166

Grand Store është qendra e parë dhe më e mira në Kosovë, me sipërfaqe ndërtimi prej 32000 m2. Grand Store e vendosur 3 km nga qendra e Prishtinës dhe rrethuar nga zona me lagjet më të reja të Prishtinës po bëhet pjesa më interesante e kryeqytetit duke ofruar për konsumatorin kënaqësinë e blerjes dhe argëtimit. Me arkitekturë spektakolare, vizitorët do të gjejnë argëtim gjatë javës,fundjavës dhe festave.

Pas 10 vite funksionimi, Grand Store tanimë njihet si qendra më e mirë me ofertën më të mirë. Pas suksesit dhe faktit që qendra ofronte të gjitha kushtet dhe elementet bashkohore për konsumatorin,si dhe duke u mbështetur në kërkesat e shumta për hapësirën tregtare nga kompani ndërkombëtare dhe vendase. Grand Store sjell një eksperiencë të re të blerjes dhe argëtimit në të gjithë rajonin. Pikat më të forta të qendrës janë: shumëllojshmëria e brendeve,hapësirë e gjërë për shitje dhe prezantim të brendeve ekskluzive,hapësirat për argëtim,fitness e shumë shërbime dhe kënaqësi të tjera të cilat do ti gjeni vetëm në Grand Store.

Nje shumëllojshmëri e restauranteve që sjellin shije nga kuzhinat më të pasura botërore. Specialitete të freskëta dhe të shijshme ju mundësojne te keni një pushim dhe kënaqësi të vërtetë, duke iu sjellë energji të mjaftueshme për një argëtim në Qendrën Tregtare Grand Store.
Vetëm, apo në shoqëri, për dalje në shopping, për të shijuar ushqime më të shijshme nën përcjelljen e modës së fundit!

Argëtohu edhe ti …

Përderisa ju shijoni blerjen, fëmijët argëtohen në këndin e lojrave!
Ky ambient ofron argëtim për fëmijët e moshave të ndryshme nëpërmjet lojrave të shumëllojshme. Ambienti për fëmijë është konceptuar në atë mënyrë për të dhuruar momente të këndshme për fëmijët gjatë gjithë vitit.
Në Qendren tonë gjeni gjithqka që kërkoni, duke filluar nga supermarket, banka, optika, bizhuteri, pajisje shtëpiake, elektronike e deri tek dyqanet e modës dhe kozmetikës. Të gjitha këto dyqane të brendeve të famshme botërore I sjellim tek ju, në mënyre që te gjeni kënaqësi dhe ti plotësojmë  shijet e konsumatorëve.